Presidenti serb dekoron post mortum Hugo Chavesin

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq e ka dekoruar sot, pos mortum me dekoratë të lartë të Republikës së Serbisë presidentin e Venecuelës, Hugo Chaves, i cili ka vdekur mbrëmë.
Sipas agjencisë serbe Beta, presidentit të Venecuelës, dekorata iu ka dhënë për merita në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit paqësor ndërmjet Republikës së Serbisë dhe të Republikës së Venecuelës./Indeksonline/