E Diel, 1 Nëntor 2026

DSHM: Përgjakja e fëmijëve shqiptarë nuk ka justifikim

Diaspora Shqiptare për Maqedoni (DSHM), ka reaguar lidhur me dhunën ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

“E ashtuquajtura marrëveshje në mes partive sllave rezultoi me inskenime tani më të para në Shkup edhe më parë! Dhe si rregull, huliganët maqedonas të lejuar nga pushtetit sllav dalin me maska dhe rrahin fëmijët e shqiptarëve... dhe si rregull nuk kapen nga policia... dhe si rregull tani më "situata është nën kontroll" do të shprehen "institucionet e shtetit"! Për deri sa këto huliganë zbrazin tërë skizofreninë e tyre raciste mbi gjithçka shqiptare me vepra, "institucionet e shtetit" thonë se situata qenka nën kontroll, sepse si gjithmonë këto skenarë janë "të atyre tjerëve" që nuk ia duna të mirën shtetit! Por që rrihen fëmijët shqiptarë dhe detyrohen të puthin kryqin, kjo nuk është punë e madhe!?“, thuhet në reagimin e DSHM-së

DSHM dënon gjithashtu dhunën policore ndaj protestuesve shqiptar të ushtruar nga njësistet speciale policiore të Maqedonisë, shkruan Ina.

“Si rrjedhojë e kësaj dukurie ksenofobe dhe totalisht fashiste, për të shprehur revoltën të rinjtë shqiptarë organizuan një protestë më 02.03.2013! Gjithçka nisi mirë dhe protesta ishte e qetë dhe pa incidente! Në të kthyer nga protesta një grup djelmoshash protestën paqësore e shndërruan në protestë të dhunës...dhe natyrisht si rregull, MPB urdhëron njësite speciale policore të dalin për të qetësuar turmën duke hedhur gaz lotsjellës mbi ato!“, thuhet më tej në reagim.

Diaspora shqiptare akuzon edhe partitë shqiptare të cilat po krijojnë huti në mesin e shqiptarëve në Maqedoni.

“Partia shqiptare në pushtet BDI ia hedhë fajin partisë shqiptare në opozitë për këto skenarë, partia opozitare PDSH hedh fajin mbi partinë e pozitës BDI për këto skenarë, dhe si rregull, shkaktohet huti në mes shqiptarëve...shkaktohet hidhërim në mes simpatizantëve të këtyre dy partive politike...dhe si rezultat kemi përleshjen fizike në mes tyre! Pamë shkatërrime të bilbordëve, thyerjen e disa makinave të rrotulluara në tokë...! Këso lloj protestash dijeni të gjithë, askush nuk i përkrah“, theksohet në reagim.

Në reagim më tej thuhet se, partitë shqiptare nuk japin asnjë shkas që shqiptarët të dalin t'i votojnë sepse ato nuk i përfaqësojnë interesat e shqiptarëve por interesat e tyre personale./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›