E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rama nuk do te mbaje asnje premtim as ngritjen e nje ministrie per emigracionin

Demokratët deklaruan se Edi Rama nuk ka ndërmend të mbajë asnjë premtim që u dha qytetarëve para 23 qershorit, mes shumë të tillave as atë të krijimit të një ministrie të veçante për emigracionin. Ndjesë është më e pakta që mund të kërkojë Edi Rama-tha Laura Voprsi, në një deklaratë pë rmediat nga selia blu.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike
Shqiptaret po e kuptojnë cdo e me shume se Edi Rama ska ndërmend te mbaje asnjë premtim qe u dha qytetareve para 23 qershorit. Mes shume premtimeve prej te cilave ka hequr dore është dhe ngritja e një ministrie te veçante për emigracionin.

Por jo vetëm kaq Edi Rama gënjeu publikisht duke deklaruar se nuk e ka premtuar një gjë te tille. Edi Rama mashtroi ne këtë mënyre rreth 1 milion qytetare qe punojnë dhe jetojnë jashtë teritoritorit shqiptare , duke faktuar se për te interesi I vetëm është karrigia kryeministrore dhe jo tu shërbeje qytetareve.

Edi Rama u tha mediave se e kane ngatërruar me partine e Çameve!

Partia Demokratike i bën sot publikisht nje pyetje zotit Rama.
A keni deklaruar ju zoti Rama per gazetat shqiptare te Athinës citoj: "Kemi premtuar ngritjen e një ministrie të vecantë për emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elementë të spikatur prej emigracionit”?!

Me e pakta qe mund te bëni sot zoti Rama është tu kërkoni ndjese emigranteve shqiptare për talljen dhe fyerjen publike qe ju bëtë pa u mandatuar ende si kryeministër

Tu kërkoni ndjese mediave qe u fyet publikisht kujtesën dhe profesionalizmin e tyre
Shqiptaret po e kuptojne cdo dite se mazhoranca e 23 qershorit u ndërtua mbi mashtrimin dhe se për kryeministër do te kenë nje gënjeshtar qe si interes te vetem ka ate personal!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›