E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, demostrata pas vdekjes së Montazerit

Përkrahës të opozitës kanë mbajtur të dielën mbrëma një demonstratë në sheshin Mohseni të Teheranit.
Imazhet e postuara në YouTube, nga një video amatore tregojnë turmat e njerëzve që bërtasin dhe ngritur duart e tyre në ajër.
Disa nga protestuesit janë parë gjithashtu të mbajnë postera të klerikut më të lartë disident të Iranit, Ayatollahut të madh Ali Hossein Montazeri, i cili vdiq në moshën 87 vjeçare . Vdekja e Montazerit ka shërbyer si një katalizator për fillimin e demonstratave të reja kundër udhëheqjes të ashpër të vendit.
Faqja e internetit Tagheer njoftoi se policë të shumtë shiheshin kudo në rrugët e Qomit, vendin ku lindi dhe vdiq Montazeri.
Videoja e postuar në internet shtregon gjithashtu qindra mbështetës të Montazerit në rrugët e qytetit, për të mbajtur zi për humbjen e tij.
Mediat zyrtare raportuan të dielën se vdekja e Montazerit e shkaktuar nga një atak në zemër, ka rihapur përsëri tensionet në Republikën Islamike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›