Presidenti slloven, sot në Tiranë me ftesë të Topit
Presidenti slloven Danilo Turk do të pritet nga Presidenti Topi në ceremoninë zyrtare në Pallatin e Brigadave dhe pasdite, pas takimeve kokë më kokë do të japin konferencën e përbashkët për shtyp.
TIRANE- Presidenti slloven Danilo Turk do të zhvillojë sot një vizitë dyditore në vendin tonë. Ai do të pritet nga Presidenti Topi në ceremoninë zyrtare në Pallatin e Brigadave dhe pasdite, pas takimeve kokë më kokë do të japin konferencën e përbashkët për shtyp.
Të enjten Presidenti slloven zhvillon takime me kryeministrin Berisha, kryetaren e Parlamentit, Topalli si dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe të PS-së, Edi Rama.
Tema kryesore e bisedimeve do të jetë procesi i integrimit të vendit tonë drejt BE-së dhe NATO-s. Sllovenia është i vetmi vend i Ballkanit perëndimor që është anëtare me të drejta të plota në këto dy organizma europiane. Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, Presidenti slloven do të ketë dhe një takim me komunitetin e biznesmenëve shqiptarë.
(s.g/BalkanWeb)