SHBA, Uidhers: Kosova do të jetë e bashkuar
"Kosova është një vend i bashkuar, që do të vazhdojë të jetë i tillë", u shpreh ambasadori amerikan ne Tirane, Uithers gjate nje pritjeje te organizuar nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Pulaj, ku ishte i ftuar dhe Presidenti Topi
TIRANE-Faktori shqiptar dhe ai ndërkombëtar u shprehën njëzëri dje se integrimi i Kosovës në institucionet europiane sjell më tepër stabilitet dhe paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në pritjen e organizuar nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pulaj, ku ishin të ftuar dhe të pranishëm nga gjithë faktori politik i vendit, Presidenti Topi dhe ambasadori Uidhers patën rastin ta përshëndesnin njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës që nga Tirana.
Diplomati amerikan u shpreh se "në prag të Luftës së Dytë Botërore, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar tha një fjalë dekurajuese që, dritat po fiken në mbarë Europën, gjatë jetës sonë nuk do t'i shohim të ndriçojnë". Por sipas tij, kjo thënie nuk është e tillë për realitetin e sotëm, pasi "jetojmë në një epokë ku dritat e lirisë në mbarë Europën po ndizen sërish". Sipas tij, drita më e re në gjithë këtë kuadër është ajo e Republikës së Kosovës. "Një vit më parë, Kosova ishte përsëri si një zog në kafaz që mund të këndonte për lirinë. Tani, ai zog është i lirë dhe këndon i lirë. Kosova është një vend i bashkuar, që do të vazhdojë të jetë i tillë. Kosova po progreson drejt fatit europian, që është e drejtë e rilindur që i përket asaj. Ju premtoj që popujt e SHBA-së do t'u qëndrojnë afër kosovarëve", - tha në ceremoninë e djeshme ambasadori amerikan Xhon Uidhers.
(d.b/BalkanWeb)