E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset me armë zjarri 46 vjecarja

Një 46 vjecare është qëlluar me armë zjarri sot në mëngjes teksa po ecte në rrugën e Kavajës në Tiranë. Gruaja ka marrë plagë në këmbë. Policia nis hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e ngjarjes. 

TIRANE- Një plagosje me armë zjarri ndodhi sot në mëngjes në rrugën e Kavajës në Tiranë. Një 46 vjecare është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Me tu sinjalizuar forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur të kryejnë veprimet e para hetimore. Forcat blu të kryeqytetit konfirmuan se viktima është Rudina Shametaj, 46 vjec e cila është plagosur në këmbë. 46 vjecarja është dërguar në spital ushtarak për të marrë mjekimin e duhur ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. policia ka nisur punën për zbardhjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›