Presidenti vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese
02/03/2010 Kryeministri Berisha jep detaje të negociatave me kryesocialistin Rama
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, se gjatë negociatave me lidershipin e Partisë Socialiste, argumentet e paraqitura prej tij kanë gjetur mbështetjen e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Shefi i ekzekutivit, duke dhënë detaje mbi negociatat e zhvilluara me dyer të mbyllura në Presidencë, tha se lexoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se politika nuk mund të ndërhyjë në vendimet e dhëna nga gjykatat. “Zoti Rama e quan të mirëfilltë dhe të pakundërshtueshëm interpretimin që ai i bën vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai e lexon vendimin në një mënyrë të atillë që i jep 100 për qind të drejtë të hetojë pa asnjë kufizim. M’u drejtua ç’është e vërteta jo pak, por dy-tri herë: ‘Më gjej t’i ku vendimi citon gjykatën’, dhe u detyrova të marr vendimin, t’i lexoj paragrafin ku thotë se: ‘pakica ka të drejtë të pakufizuar me kushtin që të mos cenojë parimet bazë të Kushtetutës; se ka të drejtë, por të mos ndërhyjë, paragrafi tjetër, në aktivitetin juridiksional të gjykatave’. Gjykatat nuk janë për këngë, gjykatat janë për të dhënë vendime, gjykatat këtë aktivitet kanë. Pasi ia lexova, pati një ndërhyrje për mendimin tim logjike nga ana e Presidentit të Republikës, i cili i rikujtoi vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe i kujtoi se Gjykata Kushtetuese është garanti i Kushtetutës në Shqipëri”, ka deklaruar Kryeministri. Sipas tij, në Kushtetutën e Shqipërisë, garanti i Kushtetutës është përcaktuar Gjykata Kushtetuese dhe për këtë vendimi ekziston. Duke ofruar detaje të debateve me kryesocialistin Rama gjatë negociatave të drejtuara nga kreu i shtetit, Berisha tha se sugjeroi që të merrej një mendim nga Komisioni i Venecias. Por edhe kjo nuk u pranua nga lideri i PS-së.
Shefi i ekzekutivit ofroi detaje specifike të debateve që pati me kryetarin socialist, duke marrë në konsideratë pikërisht klimën e krijuar pas thyerjes së përkohshme të bojkotit të Parlamentit nga deputetët socialistë. Ai u ka kërkuar opozitarëve të parashtrojnë kërkesat e tyre, të cilat nuk lidhen me vendimet e gjykatave. Shefi i ekzekutivit theksoi se Komiteti Presidencial i Këshillit të Evropës, gjatë qëndrimit në Shqipëri bëri përpjekje për të arritur një konsensus mes palëve. Në rrëfimet e Berishës, Komitetit dhe ndërmjetësve të mëparshëm, u është dukur shumë i arsyeshëm fakti që PS-ja të depozitojë pranë Prokurorisë faktet dhe provat që disponon dhe që implikojnë në një mënyrë ose në një tjetër hapjen e kutive. Kjo u pranua nga Kryeministri në trajtën e koncesionit, pavarësisht se ka skaduar çdo afat për hetimin ligjor të zgjedhjeve. Por, sipas Berishës, as kjo ofertë nuk u pranua nga Rama. Gjatë negociatave u hodh një tjetër tezë për kapërcimin e krizës, e cila kishte të bënte me faktin se kërkesa për hapjen e kutive nuk mund të plotësohet pa procedura kushtetuese, në respekt me vendimet e Kushtetutës.
Nismat e PS-së do të trajtohet seriozisht nga mazhoranca
Kreu i Qeverisë ka pohuar se projektligjet e depozituara në Kuvend nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të trajtohen seriozisht nga mazhoranca parlamentare. Kryeministri Berisha tha se njëra prej këtyre nismave është ligjore dhe tjetra është për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, në përputhje me nenin 77 të Kushtetutës, në përputhje me të drejtën që kanë dhe me ligjin për komisionet hetimore parlamentare. “Këto nisma do të trajtohen me seriozitetin më të madh, me angazhimin më të madh, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Mesa di unë, Kryetarja e Parlamentit do të njoftonte udhëheqësin e Partisë Socialiste për këtë”, deklaroi Berisha. Duke sqaruar pozicionin e tij, Berisha hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga eksponentë të PS-së, të cilët kanë theksuar se hynë në Parlament pa asnjë marrëveshje, pasi Berisha nuk ofroi një të tillë. Kryeministri vlerësoi se këto akuza janë të pabaza.
Rritje të eksporteve “made in Albania”
Kryeministri Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se gjatë muajit shkurt eksportet e Shqipërisë kanë pësuar rritje të konsiderueshme, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas tij, nga 83 mijë tonë në vitin 2009, në 129 mijë tonë në shkurtin e këtij viti, ndërkohë që rritja në vlerë është shumë më e madhe. Referuar të dhënave që disponon, Berisha tha se në shkurtin e vitit 2009 vlera e mallrave “made in Albania” ka qenë gjithsej 2.2 miliardë lekë, ndërsa eksportet e shkurtit të vitit 2010 janë 4.5 miliardë lekë. “Dhashë këto të dhëna me qëllimin më të mirë që ata të cilët flasin për krizë, t’i heqin syzet e krizës apo të ndërrojnë lentet dhe të lexojnë realitetin ashtu siç është. Një realitet i tillë është ndër më pozitivët, sepse të arrish të dyfishosh vlerën e eksportit nga viti 2009 në vitin 2010 përbën një arritje shumë të madhe”, tha kreu i Qeverisë. Duke komentuar shifrat, Berisha tha se rritja e eksporteve është tregues se mallrat shqiptare janë të vlerësuara, sepse Evropa ku eksportohet nuk ka dalë tërësisht nga kriza dhe se nuk është në kapacitetet e saj maksimale të importeve. Në opinionin e tij, kjo do të thotë se prodhimet shqiptare kapin cilësi të parefuzueshme.