Formulari i plotësuar gabim mund të zëvendësohet
02/03/2010 Shpërndahet në shkollat e mesme formulari A1 për dy provimet me zgjedhje
Maturantët afat deri më 10 mars për zgjedhjen e dy lëndëve të provimit.
Maturantët duhet të tregojnë kujdes në plotësimin e formularit A1, ku do të listojnë dy lëndët që do të japin për provimet me zgjedhje. Gabimet në plotësimin e formularit, nëse nuk kapen në kohë, mund të sjellin skualifikimin e tyre nga e drejta e konkurrimit për studimet e larta gjatë vitit akademik 2010-2011. Aktualisht ka përfunduar shpërndarja e këtyre formularëve pranë të gjitha shkollave të mesme, ku dhe ka nisur procedura e plotësimit. Në rregulloren e provimeve lejohet që për rastet kur maturanti gabon në plotësimin e formularit, mund të bëjë zëvendësimin e tij me një tjetër, por me kushtin e vetëm që ta dorëzojë para datës 10 mars. Pas këtij afati nuk do të lejohet asnjë ndërhyrje, çka sjell përjashtimin gjatë këtij viti të kandidatëve që konkurrojnë për shkollat e larta. Gjithashtu, sipas rregullores së provimeve, kandidatët që i kanë dhënë më parë provimet me zgjedhje, por duan t’i japin sërish për të marrë një rezultat më të mirë, duhet të paraqiten pranë shkollës ku kanë mbaruar studimet e mesme, për të plotësuar një kërkesë që lejon përfshirjen e tyre në provimet me zgjedhje edhe për këtë vit. Gjatë plotësimit të këtij formulari, maturantët duhet të tregojnë kujdes në përcaktimin e dy lëndëve. Në lëndët që do të qarkohen, vetëm njëra mund të jetë gjuhë e huaj. P.sh. nuk mund të qarkoni Anglisht dhe Frëngjisht, Anglisht dhe Italisht etj. Nxënësi firmos në hapësirën e përcaktuar për të. Lëndët me zgjedhje mund të rijepen, por dhe mund të mbarten, njëra ose të dyja, sipas dëshirës së kandidatit. Për rastin kur rezultatet do të ruhen, në procesin përfundimtar të përllogaritjes së komponentëve përbërës të maturës do të merren koeficientët e miratuar gjatë këtij viti dhe jo ata të vitit të shkuar.
Përzgjedhja
Sipas ekspertëve, konkurruesit për universitet duhet të bëjnë shumë kujdes, në mënyrë të tillë që të caktojnë ato lëndë që përshtaten me profilin e shkollës së tyre. Kjo për vetë faktin se këto të fundit rezultojnë të kenë edhe koeficientin maksimal në përllogaritjen e rezultatit final. E kundërta do të ndodhte, në rast se do të përcaktoheshin për provimet me zgjedhje lëndë që nuk janë të profilit të shkollës së mesme ku ka mbaruar maturanti. Në këtë rast ai do t’i heqë vetes shumë pikë, për shkak se koeficientët që do të përdoren në llogaritjen e rezultatit final do të jenë më të ulët për rastet kur nxënësi që i përket profilit shoqëror, cakton për provimet me zgjedhje lëndë të profilit natyror dhe e anasjella.