Përmbytja e dytë irriton banorët, duan shpërblim
02/03/2010 Për një kohë të shkurtët familjet humbën gjithçka. Harta e dëmeve në terren
TIRANE- Megjithëse uji ka filluar të zmbrapset, problemet për banorët e zonës së Nënshkodrës, nuk kanë të sosur. Atje uji ka fituar çdo betejë, pasi ka shkatërruar gjithçka nga pasuria e tyre, madje ka arritur që t’i nxjerrë familjet edhe jashtë banesave të tyre për të dytën herë. Kjo gjë ka sjellë edhe irritimin tek një pjesë e qytetarëve, të cilët shprehen se në një kohë fare të shkurtër janë goditur nga dy cuname, që nuk kanë ardhur si pasojë e kushteve të motit, por si pasojë e neglizhencës totale që ka shteti ndaj kësaj zone. Banorët kanë rikujtuar premtimet e zyrtarëve të dhëna gjatë përmbytjes së parë, ku u zotuan për thellimin e shtratit të lumit Buna, me qëllim shmangien e katastrofave të kësaj natyre. Mirëpo përtej deklaratave publike, në këtë drejtim nuk është bërë asnjë gjë, dhe për pasojë me hapjen e portave të hidrocentraleve zona e Obotit, Dajçit dhe komunat e tjera e gjetën sërish veten nën ujë. Pjesa më e madhe e pasurisë së tyre, duke filluar nga të mbjellat, ushqimi për bagëtinë, thasët me miell e materiale të tjera, janë dëmtuar plotësisht, pasi niveli i ujit ka arritur gati 1 metër. Banorët tregojnë se diçka që i shpëtoi përmbytjes së parë, nuk i ka rezistuar kësaj të dytës, pasi për rreth një javë uji ka mbuluar sipërfaqe të tëra toke, duke izoluar banesa dhe shumë familje. Për të gjitha dëmet e shkaktuara, banorët e prekur kërkojnë dëmshpërblim të dytë dhe duke marrë shkas nga ky fenomen i kërkojnë qeverisë të “hedhë” sërish në terren grupet e vlerësimit të dëmeve. Mirëpo kjo duket se nuk do të përsëritet, pasi deri tani nuk është lëshuar asnjë deklaratë për t’i dhënë fund dilemës së dëmshpërblimit. Aktualisht Komiteti Ndërministror që është dislokuar prej ditësh në zonë vazhdon punën për furnizimin me ushqime dhe ujë të pijshëm për banorët e prekur nga fatkeqësia. Ndërkohë që sipas të dhënave të mbledhura nga krerët e njësive vendore dhe Drejtoria rajonale e Bujqësisë në qarkun e Shkodrës dje llogaritet të jetë e përmbytur një sipërfaqe toke prej 5700 ha, shifër kjo që tregon se harta e zonave të përmbytura është ulur me 150 ha. Ministria e Brendshme njofton se vazhdojnë të qëndrojnë të përmbytura 56 shtëpi dhe 805 të tjera janë të rrethuara nga uji. Edhe ditën e djeshme për shkak të nivelit të ujit vijojnë të mbeten të pakalueshme aksi i rrugës së Obotit në komunën Ana e Malit dhe aksi rrugor Bërdicë-Velipojë tek ura e Gjo Lulit në Shkodër. Dy akse të tjera rrugore, aksi nga kthesa e Dajçit tek ura e Shirqit dhe aksi i Gorricës në komunën Ana e Malit janë të kalueshme vetëm nga mjetet e larta. Në akset e tjera rrugore nuk paraqitet asnjë problem. Qarkullimi për në Velipojë mund të kryhet nga Benti. Nga ana tjetër strukturat e Forcave të Armatosura vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e argjinaturave, hapjen e kanaleve kulluese si dhe marrjen e një sërë masash të tjera.
Varka mjeti bazë
Për një javë e gjysmë në zonat e përmbytura kanë dalë jashtë funksionit automjetet, dhe vendin e tyre e kanë zënë varkat e ushtrisë e policisë. Në zonat e Obotit, Dajçit, Anës së Malit, varkat janë kthyer në mjetin bazë të jetesës, pasi gjithçka varet nga ato, duke filluar nga shpërndarja e ushqimeve, evakuimi i banorëve, si dhe deri në transportimin e kortezheve mortore. Një nga këto raste u krye pak ditë më parë, ku një banor i zonës që pësoi vdekje, u transportua për në banesën e fundit nga varkat e ushtrisë. E njëjta gjë ndodhi edhe në përmbytjen e parë.