Presidenti,Kuvendi pritet të vendosë për nisjen e procedurave

Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot paradite për të miratuar kalendarin dyjavor të punimeve të Kuvendit.
Në mbledhjen e sotme pritet të përfshihet dhe koha e fillimit të procedurave ligjore për zgjedhjen e presidentit të ri.
Këto procedura pritet të nisin në fund të muajit maj dhe të mbyllen në fund të korrikut, afati i fundit ligjor për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Në bazë të nenit 87 të Kushtetutës, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.
Gjithashtu Konferenca e Kryetarëve pritet të shtyjë edhe për dy javë punimet e komisionit për reformën zgjedhore të cilit i mbaron afati në fund të muajit