E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentit Topi pret Kryetarin e Senatit te Holandes Rene Van Der Linden.

20 tetor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e Senatit te Vendeve te Uleta Rene Van Der Linden dhe delegacionin qe e shoqeron ne kuader te vizites se tij ne vendin tone. Ne takim ishte i pranishem edhe Ambasadori holandez ne Tirane Henk Van Del Dool.

Ne kete takim dy personalitetet vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve te miqesise dhe bashkepunimit qe karakterizon vendet tona dhe shprehen besimin per thellimin e metejshem te tyre. Presidenti Topi u shpreh se ne jemi te angazhuar ne intensifikimin e dialogut politik me Vendet e Uleta nepermjet shkembimit te vizitave te nivelit te larte dhe kjo do te kontribuonte ne nxitjen e bashkepunimit midis dy vendeve. Ne kete kuader Kryetari i Shtetit vleresoi diplomacine parlamentare si nje fushe te rendesishme bashkepunimi si dhe shprehu besimin qe edhe bashkepunimi ne fusha te tjera me interes te ndersjelle si ekonomia tregtia etj. jane ne funksion te rritjes se bashkepunimit dypalesh. Presidenti Topi vuri ne dukje se kompanite dhe investitoret holandeze jane te mirepritur te rrisin ndjeshem pranine e tyre ne Shqiperi.

Ne vijim pasi vuri ne dukje rendesine e integrimit te vendeve te rajonit ballkanik ne Bashkimin Evropian si nje garanci per stabilitetin dhe prosperitetin afatgjate te tyre dhe me gjere Presidenti Topi vleresoi angazhimin e qeverise holandeze per njohjen e pavaresise se Kosoves dhe mbeshtetjen e zhvillimeve demokratike ne kete vend si dhe kontributin per miratimin e rezolutes per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Nga ana e tij Kryetari i Senatit te Holandes Rene Van Der Linden pasi falenderoi per pritjen e ngrohte vleresoi ndryshimet e jashtezakonshme dhe arritjet qe vendi yne ka shenuar gjate viteve te fundit. Pasi shprehu mbeshtetjen pa rezerva per permbushjen e aspiratave integruese te popullit shqiptar zoti Van Der Linden theksoi se anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian do te mundesohet e pershpejtohet nga permbushja e kritereve dhe standardeve te kerkuara ku nje rol te rendesishem do te luaje edhe konsolidimi i institucioneve si dhe cilesia e tyre shteti i se drejtes lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe forcimi i kultures demokratike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›