E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekoron me Urdhrin Nene Tereza artistin konceptual holandez Jan Dibets.

20 tetor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi nderoi sot me Urdhrin Nene Tereza artistin e famshem konceptual holandez Jan Dibets.

Ne ceremonine zyrtare te organizuar ne sallen Skenderbeu te Institucionit te Presidentit ishin te pranishem edhe Kryetari i Senatit hollandez Rene Van Der Linden Ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri Ambasadori holandez ne Tirane Henk Van Del Dool Drejtori i Galerise Kombetare te Arteve Rubens Shima piktore dhe personalitete te shquara ne fushen e artit dhe anetare te Kabinetit te Presidenti. Pas ekzekutimit te himnit kombetar dhe leximit te dekretit te dekorimit nga Sekretari i Pergjithshem Aleksander Flloko Kryetari i Shtetit i dorezoi zotit Jan Dibets urdhrin e larte dhe dekretin perkates ne shenje vleresimi Per pasurim me vlera te rralla te fondit te Galerise Kombetare te Arteve te Shqiperise.

Duke e falenderuar Presidentin Topi per vleresimin e larte qe iu be zoti Dibets u shpreh Kurre nuk e kisha menduar se do te arrija te mblidhja kete koleksion te cilin e kam ekspozuar ne Shqiperi. Nuk e dija kurre qe ky koleksion i vogel do te shperblehej me nje nderim kaq te madh dhe shpresoj qe ky do te jete fillimi i nje te ardhmeje te re kulturore qe Shqiperia te zere vendin e vet ne kulturen boterore sepse vetem kultura eshte ajo qe e bashkon shoqerine dhe e pajis me nje ndjenje tjeter qe asnje grupim politik apo ushtri nuk mund ta beje dot. Keshtu qe ju falemnderit shume

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›