Presidentit Topi pret Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rasmusen.

29 prill 2010
Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen dhe delegacionin e lartë që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare, të parën në vendin tonë. “Kjo ditë e vizitës suaj është një nga ato ditë që do të hyjnë në historinë e Shqipërisë në marrëdhëniet e saj me Aleancën, anëtarë të së cilës jemi më shumë se prej një viti.” – theksoi Presidenti Topi, pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri zyrtarit të lartë të NATO-s.
Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në dukje se ne e vlerësojmë me përgjegjësi dhe seriozitet të lartë angazhimin e palës shqiptare si anëtare dhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut, me qëndrimin dhe bindjen e plotë se të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur arritje të reja për paqen dhe sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, familjes euroatlantike dhe më gjerë. Presidenti Topi u ndal në disa prej arritjeve kryesore të vendit në përmbushje të detyrimeve, kritereve dhe standardeve që burojnë nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, po ashtu dhe nga përpjekjet dhe apirata e popullit shqiptar në rrugën e integrimit sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian.
Në vijim të bisedës, Presidenti i Republikës vuri në dukje mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat integruese në Aleancën e Atlantikut të Veriut të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik duke përfshirë si Maqedoninë, Kosovën edhe Bosnje-Hercegovinën në përputhje me parimin e dyerve të hapura dhe zgjerimin. Presidenti Topi shprehu besimin se anëtarësimi i tyre në NATO është një faktor kyç për sigurinë në Ballkan dhe Evropë, si dhe vuri në dukje se kjo gjithashtu u shërben dhe synimeve dhe përpjekjeve të brendshme të këtyre vendeve për përparim dhe reforma të mëtejshme në fushën politike dhe të mbrojtjes. Duke u ndalur veçanërisht tek Kosova, Presidenti Topi theksoi domosdoshmërinë që Kosova të përmbushë aspiratat e saj integruese si dhe të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare, sidomos në ato ku diskutohet për rajonin.
Nga ana tij, zoti Rasmusen shprehu kënaqësinë për këtë takim me Presidentin Topi në cilësinë e re të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duke e falenderuar njëkohësisht edhe për mbështetjen personale dhe institucionale të Kreut të shtetit shqiptar për kandidaturën e tij. Sekretari Rasmusen vlerësoi lart kontributin pozitiv të Shqipërisë dhe forcave paqeruajtëse shqiptare në kuadër të misioneve anembanë botës, veçanërisht në Afganistan duke përshëndetur “përpjekjet politike dhe ushtarake të Shqipërisë dhe rolin e saj konstruktiv e moderator në rajon për arritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon.”
Të dy personalitetet e larta ndanë të njëjtin mendim përsa i përket së ardhmes euro-atlantike të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik duke theksuar se njëra nga objektivat e përbashkëta si aleatë është ndërtimi i sigurisë, paqes dhe begatisë për vendet dhe popujt tanë.