Presidentja Jahjaga dekreton 3 prokurorë
PRISHTINE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dekretoi sot tre prokurorë.
Sipas zyrës së shtypit të presidencës kosovare, Bajram Hamitaga e Murtez Jahaj, prokurorë të emëruar në qarkun e Prizrenit dhe Afrim Shefkiu, prokuror në qarkun e Gjilanit bënë sot betimin para Presidentes Jahjaga.
Dekretimi i tyre u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-224, për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe duke u bazuar në propozimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)