Presidentja Jahjaga fluturoi drejt Kroacisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, udhëtoi të hënën për vizitë në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, për të marrë pjesë në konferencën treditore ndërkombëtare “Ëomen driving economic groëth in South Eastern Europe”, që organizohet nga Projekti “Invest for the Future”.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në ditën e tretë të punimeve të konferencës, do të mbajë një fjalim me temë “Sundimi i ligjit si një bazë për zhvillimin ekonomik dhe ndërmarrje”.
Gjatë punimeve të konferencës, presidentja Jahjaga do të takohet me një numër pjesëmarrësesh dhe me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë.
Në këtë konferencë, me praninë e 170 pjesëmarrëseve, do të marrin pjesë edhe kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor dhe ambasadorja amerikane, Melanne Verveer.
Projekti “Invest for the Future”, që është krijuar me mbështetjen e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, është një rrjet mbështetës për gratë ndërmarrëse në rajonin e Evropës Juglindore dhe Euro-Azisë.