Presidentja Jahjaga kryeministri Thaci denojne sulmin ndaj KFOR-it

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga e denoi sot sulmin mbi forcat e NATO-s te cilin ajo e cilesoi si te nxitur e te mbeshtetur nga strukturat kriminale.
Ne nje deklarate per opinion thuhet se Presidentja e Kosoves konsideron se aktet e tilla te dhunes jane te patolerueshme dhe nuk i kontribuojne paqes dhe qendrueshmerise.
Keto akte do te marrin pergjigje ligjore sepse askush nuk mund te bllokoje dhe te pengoje levizjen e lire te qytetareve nje vlere kjo e demokracise thuhet ne reagimin e presidentes Jahjaga e cila e ka cilesuar sulmin ndaj pjesetareve te KFOR-it si nje akt te shemtuar qe gjykohet nga te gjithe qytetaret dhe institucionet e Kosoves.
Ne reagim ajo ka ritheksuar mbeshtetjen per forcat e NATO-s dhe rolin e tyre per vendosjen e sundimit te ligjit parandalimit te akteve te dhunes dhe per krijimin e kushteve per levizje te lire te te gjithe qytetareve dhe te mallrave ne gjithe territorin e Kosoves.
Edhe Kryeministri Hashim Thaci e denoi dhunen e ushtruar mbreme ndaj ushtareve paqeruajtes te KFOR-it nga ana e strukturave kriminale sic u shpreh ai ne pjesen veriore te Kosoves. Ne reagimin e tij thuhet se Qeveria e eshte e vendosur dhe perkrah vendosjen e plote te sundimit te rendit dhe ligjit ne tere territorin e vendit.
Te githe ato struktura kriminale ne veri qe pengojne lirine e levizjes dhe konfrontohen me institucionet e Kosoves dhe me trupat paqeruajtese te NATO-s shume shpejt do te dalin para drejtesise dhe do te marrin denimin e merituar thuhet ne reagimin e kryeministrit Thaci ne te cilin shprehet perkushtimi per jetesimin e plote te vizionit te saj per hapjen e perspektives se zhvillimit ekonomik si dhe per zhvillimin e procesit demokratik zgjedhor edhe ne pjesen veriore te Kosoves.