E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeziu: Nuk riciklohem për kryetar të Prizrenit

Ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu, nuk dëshiron t’i rikthehet garës për kryetar të Prizrenit. Ai tha se është kundër riciklimeve.“Unë në parim jam kundër riciklimit. Nuk do të ishte mirë që të riciklohen njerëzit”, tha Kryeziu.

Kryetari i LDK-së në Prizren, njëherësh deputet në Parlamentin e Kosovës, Eqrem Kryeziu tha se çështja e kandidatit për kryetar të Prizrenit është hedhur vetëm si temë për diskutim. “ Si temë e kemi përmendur, por asgjë nuk ka konkrete. Nuk e kemi diskutuar ende”, tha Kryeziu.

Ai tregoi se LDK-ja, do të shikojë të nxjerrë një kandidat, që do të ishte i pranueshëm dhe i votueshëm nga qytetarët. Burimet e “PrizrenPress-it”, ndërkaq bëjnë të ditur se Kryesia e LDK-së në Prishtinë është interesuar që Eqrem Kryeziu në zgjedhjet lokale të këtij viti të kandidojë për kryetar të Prizrenit.
“Kryeziu ka një mbështetje nga Kryeziu e LDK-së në Prishtinë, që të kandodojë dhe t’i rikthehet qeverisjes së Prizrenit”.

Ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu, ndërkaq tha se nuk është në dijeni për një interesim të tillë të Kryesisë së LDK-së në Prishtinë. “Unë nuk jam në dijeni për këtë. Nuk e kam dëgjuar këtë shou”, tha Kryeziu.

Ai nuk ka preferuar të flas asgjë nëse Kryesia e LDK-së në Prizren dhe Prishtinë, kërkon nga ai që të kandidojë për kryetar të Prizrenit. “ Tash nuk po mundem me fol përmendësh, por parimisht e theksova se jam kundër riciklimit”, tha Kryeziu./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›