E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis spërkatja e zonave endemike në Malishevë

Në Komunën e Malishevës, sot në mëngjes ka nisur fushata për spërkatjen e zonave të evidentuara si zona endemike, kundër rriqrave që shkaktojnë ethet hemorragjike.

Për spërkatjen e një hapësire të gjerë me 39 zona të dyshuara, si zona endemike, janë angazhuar 30 persona me makineri përkatëse, raporton rtk. Krahas spërkatjes nëpër shkolla të kësaj komune po bëhet edhe vetëdijesimi i qytetarëve përmes broshurave të ndryshme për masat që duhet ndërmarrë në rast të pickimit të rriqrave./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›