11 orë në punë, rrezik për depresion
Të kalosh 11 orë të vazhdueshme duke punuar në zyrën tuaj, me shumë propabilitet jeni të rriskuar që ju të bini në depresion. Ky rezultat ka ardhur si pasojë i një studimi të fundit, të kryer mbi disa punojës të moshës 35-55 vjeç.
Ndërsa 2 mijë punonjës së qeverisë angleze janë mbikqyrur është zbuluar se të shpenzosh 11 orë pune në ditë, dy herë në muaj rrezikonin që të binin në depresion, ndërsa ata ndiqnin rritmin e rregullt të punës.
Nga ky studim u pa se më të goditurit në mënyrë negative janë të rinjtë, të cilët janë të detyruar të punojnë për të përmbushur kërkesat e (familjes dhe ato financiare), gratë të cilat janë gjithmonë të goditura nga sindromi: (si mund ti bëj të gjitha?).
Jo vetëm kaq, por një përjashtim bëjnë njerëzit të cilët janë të përkushtuar deri në detaj pas punës, të cilët duket se jenë imunë nga rreziku, duke pasur parasysh numrin relativisht të ulët të episodeve depresive regjistruar në studim, i cili zgjati gjashtë vjet.
Ajo që duhet të theksohet është se, në fillim të studimit të gjithë ata të cilët morën pjesë ishin të shëndetshëm dhe se nuk kishte asnjë faktorë të veçantë i cili lidhet me depresionin.
Bashkë-autori i studimit, profesor Stephen Stansfeld i cili bën pjesë në Universitetin Queen Mary në Londër, për “Daily Mail”, vuri në dukje se qëndrimi shpesh jashtë orarit të punës, mund t’i bëjë njerëzit më pak efikasë, me pasoja negative në aspektin e stresit dhe të shqetësuar për jetën e tyre jashtë zyrës”.