Presidentja e ACR ne Bulqizë
Pasi ka zhvilluar një takim prej afro dy orësh ne zyrat e “ACR” me stafin drejtues zonja Depich ka dale para minatorëve te cilëve u ka kërkuar te zgjedhin një përfaqësi prej katër punonjësish për te nisur negociatat. “Jam këtu që bashkërisht të gjejmë një zgjidhje. Besoj se çdonjëri nga ju pret të kalojë Bajramin sa më mirë dhe të ketë një të ardhme më të mirë. Unë jam këtu që t’i bëj të mundura të dyja. Ftoj katër minatorë, vetëm punonjës të ACR, që të takohen me mua, të diskutojmë bashkërisht dhe të gjejmë zgjidhjen. Le të përkushtohemi të gjithë në hapjen e pusit të thellësisë por për ta bërë këtë ju duhet ti ktheheni punës,” ka deklaruar Depich. Por minatorët deklaruan se nuk do te ketë asnjë takim pa praninë e presidentit te Konfederatës se Sindikatave Kol Nikollaj. Edhe takimi i realizuar mes nënkryetarit te Bashkise se Bulqizës, Agim Perhati me këshillin sindikal për te zgjedhur përfaqësinë e negociatoreve ka përfunduar pa sukses. Ndërsa nuk dihet ende nëse presidentja e ACR do te plotësojë kërkesën e minatorëve për ti hapur rruge, zgjidhjes se çështjes. Para minierës gjate ditës ka pasur prani te madhe te forcave te policisë, për te shmangur ndonjë konfrontim te mundshëm mes palëve. Ndërkohë, paraditen e te enjtes protesta e minatorëve përfundoi ne përleshje mes tyre dhe forcave te policisë e tyre speciale. Për pasoje u plagosen tre prej protestuesve, dy prej te cilëve kane qen pjesëmarrës edhe ne grevën e urisë. Përfaqësuesi i “ACR” Giga Bedineishvill i kërkoi minatorëve ti rikthehen punës, por këta te fundit kundërshtuan, duke theksuar se nuk do te tërhiqen pa u plotësuar kërkesat e tyre, nder te cilat rritjen nga 20-40%, përmirësimin e kushteve te punës, thellim te puseve, kryerjen e investimeve sipas kontratës si dhe largimin e drejtorit te minierës Medat Zogu.