E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes ne spital foshnja 11-muajshe

Policia e Durrësit ka njoftuar nisjen e hetimeve për rastin ne fjale, pasi prindërit e fëmijës denoncuan faktin se foshnja nuk kishte marre mjekimin e duhur ne pediatrinë e qytetit bregdetar. Ne këto kushte ata u detyruan ta sillnin vajzën ne Tirane, por ajo nuk mbijetoi. Ne njoftimin zyrtar te policisë se Durrësit sqarohet se materialet e para hetimore për veprën penale te mjekimit te pakujdesshëm i janë çuar Prokurorisë. Ndërkohë, po vazhdon kryerja e ekzaminimit mjeko-ligjor me qellim saktësimin e shkaqeve te vdekjes, përfshirë këtu edhe trajtimin mjekësor te dhënë nga personeli i dy spitaleve. Ndërkaq burime pranë Ministrisë se Shëndetësisë bëjnë te ditur se sjellja e mjekeve ka qene korrekte dhe profesionale por vdekja e foshnjës është shkaktuar nga situata e rende shëndetësore. Sipas Ministrisë foshnja është paraqitur me paralize faciale dhe probleme neuromuskulare prandaj mjekimi ne Durrës ka qene i pamundur dhe është vendosur nisja e saj ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›