E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidentja e KE-së publikon foto me Ramën: Shqipëria hapa të mëdhenj drejt BE-së, vizionin juaj po ju shpërblehet

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nisi vizitën e saj zyrtare në Tiranë, ku pas një takimi kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në një reagim në rrjetin social “X”, Von der Leyen u shpreh se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt Bashkimit Europian dhe se Kryeministri Rama se po tregon vizion dhe durim, gjë e cila e cila po shpërblehet.

“Gëzohem që nisa turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri me mikun tim Edi Rama. Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së. Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim. Dhe kjo po shpërblehet”, shkruan Ursula von der Leyen.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›