E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Te gjithe deputetet duhet te jene ne sherbim te interesave te vendit tone

E vetmja mënyrë për të arritur synimin e integrimit të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian, mbetet një pakt kombëtar për Integrimin.

Kështu tha gjatë fjalës së tij në seancë plenare, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, sipas të cilit, ky angazhim duhet të përbëjë një prioritet për të gjithë deputetët e kësaj legjislature parlamentare.

“Integrimi është një plan i të gjithëve, i cili kërkon në të njëjtën kohë edhe kontributin e opozitës.

Të gjithë deputetët duhet që të jenë në shërbim të interesave të vendit.

Arritja e një pakti kombëtar për integrimin, do ta bënte Parlamentin një institucion përfaqësimi më shumë se kurrë”, theksoi Meta.

Duke pohuar se në krye të punës së deputetëve, duhet që të jetë reforma zgjedhore dhe pas saj, të gjitha pikat e nevojshme për integrimin.

“Interesat e të gjithë shqiptarëve të prevalojnë para atyre të ngushta partiake”, përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›