E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi Per bojkotin dhe politikat bllokuese ne Kuvend Rama fajtori i vetem

Për bojkotin dhe politikat bllokuese në Kuvend, fajtori i vetëm është Edi Rama.

Kështu u shpreh gjatë seancës së sotme plenare, kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi.

Duke shtuar se Parlamenti duhet që të jetë vendi që u paraprin institucioneve të tjera, kryeinstitucioni ku punohet.

“Integrimi duhet që të jetë axhenda jonë kombëtare, tashmë ka ikur koha që tregojmë me gisht kundërshtarin se ai e ka fajin që nuk po integrohemi në kohë.

Vendi dhe qeveria kanë nevojë për opozitën.

Të hapim një kapitull të ri në punën tonë parlamentare.

Le të plotësojmë me shpejtësi 12 pikat e axhendës së integrimit për të shlyer detyrimin para qytetarëve tanë.

Le të vazhdojmë me ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Sado të vonuar që jemi, ka gjithmonë kohë për vepra të mira”, theksoi Patozi në fjalën e tij.

Ndërsa në lidhje me publikimin e kabllogrameve të Wikileaks, kreu i grupit parlamentar demokrat tha se ato kishin shijen e pijeve freskuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›