Kryeministri Mazhoranca e gatshme per bashkepunim opozita te kontribuoje per reformat
“Kjo mazhorancë do të përdorë të gjitha mundësitë dhe pushtetin e saj për thellimin e mëtejshëm të reformave të gjithanshme. Si edhe për çuarjen para të projektit më jetik dhe vendimtar për shqiptarët: “Shqipëria vend i zhvilluar”.
Kështu deklaroi Kryeministri Berisha në fjalën që mbajti gjatë seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar, duke theksuar rëndësinë e funksionimit të tij, në të mirë të integrimit të vendit.
“Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë do të përdorë të gjitha mundësitë për të çuar para procesin jetik për qytetarët e këtij vendi: Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian!
Bazuar në këto dy objektiva, mazhoranca është e vendosur që të procedojë me një tërësi reformash politike, ekonomike, sociale dhe të të gjitha fushave, në mënyrë që ritmet e ndryshimit të këtij vendi të mos njohin ndalje dhe ngadalësim”, shtoi kreu i qeverisë.
Sa u përket zgjedhjeve të fundit, ai tha se ato ishin më të mirat të realizuara deri tani dhe se sollën një risi.
“U numëruan 762 votat e hedhura gabim.
Ne u përgatitëm që të pranonim çdo vendim.
Tani ttë procedojmë me reformën zgjedhore”, vuri në dukje ai.
Më tej, kreu i qeverisë përmendi edhe çështjen e imunitetit duke pohuar se “nuk beson të ketë ndonjë opozitë që pengon heqjen e tij”.
“Heqja e imunitetit ka 5 vjet që pret miratimin e tij.
Por janë edhe një sërë ligjesh të tjera, me të cilat është pazgjidhshmërisht i lidhur procesi i integrimit të vendit.
Procesi i ndryshimit është proces i realizimit të reformave, i vetmi i rëndësishëm në një vend”, tha ai.
Më pas, kreu i qeverisë iu referua edhe punës së bërë deri tani nga Prokuroria, duke e kritikuar atë për mos-hapjen e dosjeve, duke thënë se në fakt, ndaj korrupsionit është dashur një luftë permanente.
“Mazhoranca ka një program ambicioz kundër korrupsionit”, tha ai.
Ndërsa lidhur me zhvillimet ekonomike në vend, kreu i qeverisë bëri me dije se ekonomia shqiptare është e vetmja që ka rritur mbi mesataren investimet e huaja si dhe 3-fishimin e eksporteve.
“Eshtë e vërtetë se Shqipëria nuk u zhyt në krizë ekonomike dhe nuk e njohu recesionin.
Eshtë në detyrën tonë që të vazhdojmë me reforma të tjera që ta mbrojmë ekonominë tonë nga rënia dhe recesioni”, shtoi Berisha, duke theksuar se në këtë kuadër privatizimet zënë një vend të rëndësishëm.
“Ju si opozitë duhet që të jepni kontributin tuaj në këto reforma. Ta përsosim këtë model ekonomik”, ishte thirrja që Berisha u bëri deputetëve të opozitës në Kuvend.
Më tej, ai foli edhe për reformën në sistemin arsimor në vend, duke theksuar se ai ka nevojë jetike për cilësi dhe vetëm cilësi.
Ndërsa në lidhje me reformën në shëndetësi, ai tha se ajo mbetet më e vështira për t’u realizuar sot.