Presin bisedimet për Scholesin

Menaxheri Sir Alex Ferguson nuk do ta vë nën presion mesfushorin Paul Scholes për vazhdimin e karrierës së tij dhe ka vendosur të shtyjë bisedimet deri në fund të sezonit.
Scholes u pensionua në fund të edicionit 2010/11 por u rikthye në janar 2012. Dhe, pavarësisht moshës 38 vjeç, Scholes ka ndihmuar Manchester Unitedin të dalë në krye të Premierligës.
“Nuk do të bisedoj me të deri në fund të sezonit. Nuk dua ta ngarkoj me asgjë”, deklaroi Ferguson për Sky Sports News.