E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presion Kinës për sanksione ndaj Iranit

Amerika po mundohet ta bindë Kinën dhe shtetet e tjera të mëdha aziatike që të implementojnë sanksionet kundër Iranit, për shkak të programit të tij kontrovers nuklear.

Këshilltari special i Departamentit të Shtetit për parandalimin e përhapjes së armatimit nuklear, Robert Einhorn, javën e ardhshme do të vizitojë Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për të kërkuar respektimin e sanksioneve të reja të Këshillit të Sigurimit të OKB ndaj Iranit.

Gjatë aksionit diplomatik SHBA do të tentojnë të bindin Pekinin për vendosjen e sanksioneve ndaj firmave që afarizojnë me sektorin energjetik iranian.

“Dëshirojmë që Kina të dijë përgjegjësinë e saj.. të tregojë vetëpërmbajtje dhe të distancohet nga Irani”, deklaroi diplomati amerikan.

Kina është partner i madh ekonomik i Teheranit, ngase përmes blerjes së naftës iraniane ajo siguron 10 përqind të nevojave të veta për të. Informatat e para flasin se Kina është kundër iniciativës amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›