Presion nxënëses për lëshime seksuale, arrestohet mësuesi në Rrëshen
Rrëshen- Policia e Rrëshenit ka bërë arrestimin e një mësuesi pasditen e sotme, pasi dyshohet se i bënte presion një nxënësje duke kërkuar lëshime seksuale prej saj.
Mësohet se ai është Ded Gjini, 63 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare, ndërsa sipas policisë i moshuari ka kërcënuar 15-vjeçaren me iniciale E.V se do ti vinte nota negative nëse ajo nuk bënte ato që ai thoshte.
Por adoleshentja ka lajmëruar prindërit e saj, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. Uniformat blu kanë bërë arrestimin e mësuesit, ndërsa po kryhen hetime për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen.