E Diel, 1 Nëntor 2026

Bali, avioni del nga pista dhe përfundon në det, shpëtojnë pasagjerët (FOTO)

AVIONI5Indonezi- Një aksident ajror ka ndodhur sot në ishullin indonezian të Balit, por fatmirësisht nuk janë shënuar viktima.

Një avion me 101 pasagjerë në bord, plus shtatë pjestarë të ekuipazhit, nuk mundi të frenojnë gjatë uljes në pistë, duke përfunduar në këtë mënyrë në det.

Sipas BBC-së, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa 15 persona janë dërguar në spital për shkak të dëmtimeve të marra nga përplasja.

Avioni i përkiste kompanisë Lion Air, ndërsa foto e postuara në rrjetet sociale tregojnë dëmtimet që ai ka pësuar prej daljes nga pista.

Boig-u 737 ishte duke fluturuar brenda vendit, nga nga Bandung në Ëest Java, por mesa duket pista e aeroportit nuk ishte e mjaftueshme për pilotin. Mediat raportojnë se pasagjerët janë kapur nga paniku, pasi kanë menduar se do të mbyten, por niveli i ujit ishte i ulët dhe ata vetëm sa morën disa lëndime të vogla.

K.T/IDEA/

Avioni del nga pista dhe përfundon në det

Avioni del nga pista dhe përfundon në det ◄ Back Next ► Picture 1 of 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›