E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, 30-vjecari ekzekutohet me armë zjarri në lokal, identifikohet autori

LAÇ- Një 30-vjecar është ekzekutuar me armë zjarri, pasditen e sotme në qytetin e Lacit.

Gëzim Gjoni, 30-vjec është qëlluar me armë zjarri në një lokal në lagjen Numër 2, ndërkohë që vrasja ka ngjallur panik tek qytetarët.

Forcat e Komisariatit të Kurbinit të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje bënë me dije se kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. 

Identiteti i autorit mbahet i fshehur për arsye hetimore, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pukë, terrorizon fshatin me të shtëna armësh, policia pranga autorit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›