E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, pranga 30-vjeçaritTheri të moshuarin në xhami

LUSHNJE – Nje dite pasi nje 76-vjecar u gjet i therur ne xhamine e fshatit Dushk te Lushnjs, vihet ne pranga autori. Policia e Lushnjes njofton se eshte arrestuar Artan Alla 30 vjeç. Po sipas uniformave blu te qytetit, 30 vjecari ishte me te meta mendore.

NGJARJA
76-vjeçari nga Lushnja u gjetur i vrarë në xhaminë e fshatit Dushk. Uniformat blu panë të shtrirë në një pellg gjaku, të moshuarin, i cili sipas policisë u gjet i vdekur. Pas hetimeve të para, sipas policisë, ai quhet Shemsi Muça, 76 vjeç, banor i fshatit Dushk.

Viktima ishte besimtar i rregullt i fesë myslimane dhe nga burime kofidenciale, mësohet se ai ka gjetur vdekjen nga një goditje me thikë në fyt. Megjithëse pista e parë ka qenë ajo e vetëvrasjes, burime policore konfirmuan, se po hetohej edhe për një vrasje të mundshme.

Kjo, pasi personi që ka lajmëruar policinë, se e ka gjetur 76-vjeçarin pa jetë, ka treguar, se para se t’i afrohej xhamisë, ka parë një person, që muk ka mundur ta identifikojë, të largohet me vrap. Deri në mesnatë, trupi ndodhej në morg duke u ekspertuar, ndërsa policia nuk kishte në arritur në konkluzionin përfundimtar, nëse ishte vrasje apo vetëvrasje.

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›