E Diel, 1 Nëntor 2026

Presionet e prokurorise ndaj Mirel Staroves

Tendenca e prokuroreve te shtetit ndaj Mirel Staroves dhe presionet duke ndryshuar akuzat. Si u arrestua teksa po blinte ilacet e te atit qe eshte i semure me zemer


Historia e arkeologut Sami Starova dhe djalit te tij Mirelit vazhdon te trondise opinionin publik me brutalitetin e shtetit ndaj nje familjeje te pambrojtur.


Prej pothuajse nje viti prokuroria eshte duke sulmuar kete familje me nje tendence te dukshme kunder saj. Gjate diteve te kaluara Shekulli ka publikuar fakte dhe dokumente ku gjykata rrezon nje nga nje pretendimet e prokurorise ndaj Sami Staroves.


Por edhe pse gjykata ka rrezuar edhe ekzistencen e vepres penale prokuroria insiston me ngulm qe te mbaje te burgosur Sami dhe Mirel Staroven. Sot do tju paraqesim nje seri faktesh te tjera qe tregojne tendencen e prokuroreve te shtetit ndaj Mirel Staroves dhe menyren se si ata po trajtojne nje ceshtje shume te thjeshte.


Mirel Starova eshte arrestuar se bashku me te atin pothuajse nje vit me pare te akuzuar per trafikimin e nje statuje me lartesi 15 centimetra te cilen prokuroria e cileson si veper arti. Madje e gjithe ceshtja e organit te akuzes ndaj Mirel Staroves bazohet ne kete fakt.


Por eksperte te ndryshem dhe anetare te Akademise se Shkencave e kane rrezuar kete pretendim. Sipas tyre figurina nuk eshte veper arti dhe nuk eshte pjese e trashegimise kulturore shqiptare.


Per kete arsye ajo nuk eshte subjekt i ligjit per trashegimine kulturore. Te njejten gje ka thene edhe Gjykata e Apelit e cila ne vendimin e saj sakteson se akuza e prokurorise nuk qendron dhe se nuk ka elemente te vepres penale.


Por keto nuk kane ndikuar aspak tek prokuroria e cila vazhdon ceshtjen ndaj Mirel Staroves dhe te atit. Me insistimin e prokurorise ata jane mbajtur nen masen e sigurise arrest shtepie.


Familja Starova perbehet nga kater persona ne moshe madhore Sami Starova i semure nga zemra dhe ne mase sigurie arrest shtepie e shoqja invalide Mirel Starova ne mase sigurie arrest shtepie dhe e shoqja e tij me nje femije dhjete muajsh ne gji.


Dy jave me pare Sami Starova peson kriza zemre dhe ne shtepi nuk ndodhej asnje ilac. Teksa shihte babane e semure Mirel Starova nuk ka mundur te duroje me por ka thyer arrestin e shtepise dhe ka dale per te blere ilacet e te atit.


Ai ka shkuar ne farmacite e lagjes por ato i kane thene se ai ilac nuk mund te jepej pa recete mjeku. Ne pamundesi kohore dhe fizike per te gjetur mjekun Mirel Starova ka marre librezen shendetesore te te atij dhe eshte nisur ne kerkim te nje farmacie tjeter.


Ne kete moment ai eshte arrestuar nga policia. Vete polici qe kreu arrestimin pohon ne procesverbalin e ngjarjes se Mirel Starova nuk kishte me vete pasaporten e tij por librezen shendetesore te te atit te semure. Nese ai kishte ne plan te arratisej do te merrte me vete pasaporten dhe jo librezen e te atit te semure.


Por ky fakt nuk eshte perfillur aspak nga prokuroria e cila me tendence ka hapur nje procedim te ri penal ndaj Mirel Staroves. Pa asnje baze ligjore prokuroria e ka akuzuar ate per largim nga vendi i vuajtjes se denimit dhe jo per thyerje te mases se sigurise. Me kete akuze te re prokuroria e Beratit ka kercenuar Mirel Staroven se rrezikon nje denim deri ne pese vite burgim.


Ky detaj tregon presionin qe prokuroria ushtron mbi familjen Starova pasi Mireli nuk ka tentuar te arratiset nga vendi i denimit por thjesht ka thyer masen e sigurise per nje arsye shume jetike babane e semure me zemer.


Mireli ka pasur kohe te mjaftueshme qe prej nje viti per tu arratisur dhe organizuar nje gje te tille por nuk e ka bere ne asnje cast. Madje ai nuk mund ta kryente nje gje te tille ne nje kohe kur pas cdo seance atij po i shtoheshin mundesite per tu liruar si i pafajshem. Vete Mireli ka qene prezent ne te gjitha seancat gjyqesore dhe ai nuk mund te arratisej duke lene pas gruan dhe femijen dhjete muajsh- thane dje te afermit e tij.


Mesuesi Mirel Starova


Mirel Starova djali i arkeologut Sami Starova ka perfunduar studimet e larta dega frengjisht dhe eshte angazhuar ne mesimdhenie.


Drejtori i shkolles se tij ka leshuar nje vleresim pune ne lidhje me Mirel Staroven ne te cilin thuhet Z.Mirel Starova me arsim te larte dega frengjisht nga data 22.09.2008 deri me daten 13.11.2009 ka punuar si mesues i gjuhes frenge ne shkollen 9-vjecare Bilce.


Gjate kesaj kohe ai ka bere perpjekje per te pasur rezultate te mira ne procesin mesimor. Nuk ka pasur thyerje te disiplines ne pune. Ka pasur marredhenie te mira me komunitetin nxenesit koleget dhe drejtuesit e shkolles. Drejtori Qerim Tare


Prokuroria ka bere ekspertizen e vepres nje dite pasi eshte caktuar masa e sigurise ne gjykate. Dosja ishte e paplote


Skandali me aktin e ekspertimit


Tendenca e prokurorise se Beratit per te mbajtur ne burg Mirel Staroven duket qarte edhe ne veprimet e kryera menjehere pas arrestimit te tij. Prokuroret kane arritur deri ne ate pike sa kane manipuluar provat e ceshtjes duke kerkuar arrest me burg ne nje kohe qe nuk kishin asnje dijeni per vepren penale. Shekulli do paraqese sot provat se si prokuroret manipuluan ceshtjen dhe ekspertiza per statujen eshte bere pas vendimit te gjykates.


Mirel Starova dhe Bujar Dino u arrestuan nga policia me date 15 nentor te vitit 2009. Tre dite me pas prokuroria dergon ceshtjen ne gjykate per vleresimin e mases se sigurise.


Me date 18 nentor 2009 Gjykata e Beratit caktoi masen e sigurise arrest me burg pa afat ndersa ne dosje mungonte nje element shume i rendesishem ekspertiza nese statuja e kapur ishte apo jo veper arti. Ne keto kushte per te plotesuar dosjen prokuroret kerkuan kryerjen e nje ekspertize te shpejte te vepres.


Kjo iu ngarkua Aferdita Onuzit me date 19 nentor pra kater dite pas arrestimit dhe nje dite pas caktimit te mases se sigurise. Per cudi edhe ekspertja nuk humbet kohe dhe nje dite me pas sjell mendimin e saj se kemi te bejme me nje veper arti te punuar me dore kur ne rastin konkret eshte nje porcelan i derdhur. Ky gabim eshte mese normal nga ana e ekspertes pasi ajo nuk eshte e licencuar per te kryer nje ekspertize.


Madje Onuzi nuk ka perdorur asnje analize laboratorike apo ndonje metode tjeter shkencore. Per kete arsye mendimi i saj eshte rrezuar teresisht nga eksperti Akademik Apollon Bace. Por mendimi i Apollon Baces nuk eshte marre parasysh nga prokuroria e cila insiston tek ekspertiza e Aferdita Onuzit.


Per keto fakte Sami Starova i eshte drejtuar me nje leter Prokurores se Pergjithshme dhe nga zyra e saj eshte urdheruar Prokuroria e Beratit te shqyrtoje me kujdes ceshtjen. Ne pergjigje theksohet edhe vendimi i gabuar per te caktuar masen e sigurise arrest me burg per Sami dhe Mirel Staroven.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›