Spahiu: Aktivistët e PDK-së sulmuan fizikisht stafin e RTV Mitrovica

Drejtori i RTV Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka informuar se disa aktivist të PDK-së kanë sulmuar punëtorët e televizionit.
“Që nga dita e hënë, 10-15 persona me aftësi të kufizuar si dhe aktivistë tjerë të PDK po protestojnë para lokaleve të RTV Mitrovica duke kërkuar të largohemi nga lokalet tona në të cilat ndodhemi qe 15 vite. Sot këto protesta u bënë të dhunshme duke ngjyrosur me sprej lokalet dhe duke u hedhur sprej në sy punëtorëve të RTV Mitrovica”, ka thënë Spahiu në një komunikatë për media.
Sipas tij, opinioni i gjerë tashmë është informuar për faktin që kryetari i Komunës së Mitrovicës nuk po i bindet vendimit të gjykatës lidhur me lokalet e TV Mitrovicës.
“Pas vendimit të gjykatës në kundërshtim me të i ka lëshuar vendim disa personave me te meta fizike për të shfrytëzuar lokalet e RTV Mitrovica”. Ka thënë Spahiu. /Indeksonline/