E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Buxheti piramide e krizes

Kryetari i opozites Edi Rama ka sulmuar projektbuxhetin e 2011 si projektin e ngritur mbi vizionin e piramides ku sipas tij do te thelloje krizen do perkeqesoje gjendjen ekonomike te shqiptareve per shkak se i sherben vetem klanit te pushtetit. Per kete shkak tha Rama eshte urgjente ndalimi i degradimit te ekonomise se vendit per te cilin ai akuzoi kreun e qeverise Sali Berisha.

Me bindjen se ekonomia familjare e njerezve te zakonshem te ketij vendi do te vazhdoje te perkeqesohet se ekonomia ne teresi do te vazhdoje te mbetet peng i interesave te oborrit pushtetit eshte koha qe kerkon nje sens urgjence nga te gjithe per te shpetuar vendin nga humnera ku po e shtyn perdite Sali Berisha eshte koha per nxjerrjen e vendit nga kjo krize e gjithanshme e cila nuk mund te fshihet me me propaganden frnetike dhe te shpifur te mrekullive e te sukseseve qe ndodhkan ne vendin tone te mrekullise qe duhet te ndjekin shqiptaret sepse paskan Saliun kryeminister tha Rama.

Por kryetari i opozites vetem pak ore perpara zhvillimit te protestes qe cel edhe serine e paralajmeruar te tyre nga opozita nuk harroi te apeloje ne drejtim te pushtetit per te marre ne konsiderate oferten e socialisteve per zgjidhjen e krizes. Ketet kerkese te perseritur te opozites per kompromis rama e arguementoi me pergjegjshmerine qe po tregon opoziten per integrimin e vendit ne menyre qe vitin e ardhshem te mos humbet me treni i integrimit si ndodhi kete vit per shkak te papergjegjshmerise se qeverise deklaroi ai.

Eumlshte koha qe oferta jone te merret seriozisht qe oferta jone te pranohet qe transparenca te filloje qe bashke me transparencen te filloje edhe puna per nje kuader zgjedhor qe do te mundosoje zgjedhje te standarteve nderkombetare tha Rama.

Rama ngriti dhe shqetesimin per listat e zgjedhesve qe sipas tij po hartohen jashte cdo procesi transparent per te cilin akuzoi pushtetin se po pregatit sic tha ai kasapanen eloktorale te rradhes.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›