Pret të tjerët
Vendimi i Anel Raskaltit për ta përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës para asaj të Suedisë në arenën ndërkombëtare, ka lënë gojëhapur shumë njerëz në shtetin skandinav.
Ky vendim ishte i papritur për futbolldashësit si në Kosovë, ashtu edhe në Suedi, pasi mesfushori i klubit suedez, Halmstads, kishte mundësinë t’i përfaqësonte suedezët derisa vendi ynë të bëhej pjesë e FIFA’s dhe UEFA’s.
Mirëpo për selektorin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakun, vendimi i 20-vjeçarit ka qenë i pritur. Ai ka respektuar përcaktimin e futbollistit me prejardhje nga qyteti i Prizrenit.
“Aneli është lojtar i pjekur, vendimi nuk është i ngutshëm, por i analizuar mirë. E respektoj vendimin e tij, e kam pritur këtë, pasi e njoh karakterin e lojtarit. Ky vendim ka pasur jehonë të madhe në Suedi, shumë bashkatdhetarë këtu e kanë vlerësuar lart vendimin e tij”, ka thënë për Express, Bunjaku.
Trajneri i reprezentacionit kosovar thotë se vazhdimisht është në kontakt me lojtarët kosovarë që luajnë nëpër liga të ndryshme evropiane.
Bunjaku tregon se gjatë këtyre bisedave, informon lojtarët për procesin e ndërtimit të përfaqësues, derisa përcaktimi se kë do ta përfaqësojnë mbetet tek ata.
“Kam kontakte me lojtarë, ka prej tyre që në mënyra të ndryshme e kanë cekur mendimin. Një numër i madh i tyre di se çka mendojnë. Ne u tregojmë atyre se çka ne mund t’u ofrojmë dhe të jemi profesionalë me punë profesionale”, theksoi ai.
Bunjaku beson se rrugën e Raskajt do ta ndjekin edhe shumë futbollistë të tjerë që luajnë nëpër Evropë. Sipas tij, secili futbollist kosovar që luan jashtë vendit brenda vetës e ka një vendim dhe këtë do ta shprehin së shpejti.
“Unë respektoj vendimin e secilit futbollist. Vendimi ka të bëjë edhe me karakterin e lojtarit, ku luan lojtari, mosha e tij etj”, vazhdoi Bunjaku.
Ai mendon se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila vendosi se Pavarësia e Kosovës është e drejtë, do t’ua lehtësojë punë drejt ndërkombëtarizimit.
“Vendimi i GJND-së e ka përshpejtuar procesin, e ka shtuar besimin për ardhmen te sportistët dhe te populli”, përfundoi Bunjaku, i cili thotë se gjithmonë duhet punuar sikurse futbolli kosovar të ishte anëtar i FIFA’s dhe UEFA’s.
Aktualisht në futbollin evropian, ka me bollëk futbollistë me prejardhje nga Kosova që aktivizohen me përfaqësues e vendeve të ndryshme. Me siguri, vendimi i Anel Raskajt ua ka lehtësuar punën atyre, që të përcaktohen se cilin vend do ta përfaqësojnë në të ardhmen e afërt.