E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tamudo në Real Sociedad

Klubi i promovuar në La Liga, Real Sociedad ka njoftuar të dielën për transferimin e sulmuesit Raul Tamudo për një sezon.

Tamudo, 32 vjeç vjen si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës së tij në Espanyol ku luajti për 13 sezone dhe u bë golashënuesi më i mirë i klubit, duke i ndihmuar atyre të fitojnë Copa del Rey më 2000 dhe 2006.

Tamudo bëri 13 paraqitje për Spanjën mes viteve 2000 dhe 2007 por kurrë nuk arriti të përfshihet në ekip për ndonjë garë të rëndësishme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›