Webber fiton në Hungari

Ngasësi australian, Mark Webber ka rimarrë kryesimin në renditjen e përgjithshme në Formula 1 nga Lewis Hamiltoni, pas fitores në garën për Shpërblimin e Madh të Hungarisë në Budapest, të dielën. Hamilton në McLaren u tërhoq nga gara për shkak të një defekti në bolid dhe për herë të dytë gjatë këtij sezoni nuk mori asnjë pikë.
Si rezultat i kësaj, ai ka rënë në pozitën e dytë në kampionat, katër pikë prapa Webberit. Kolegu i Webberit nga Red Bulli, Sebastian Vettel konsiderohej favorit për të fituar garën.
Vettel, i cili u nis nga pol-pozita për herë të shtatë në 12 gara, përsëri dështoi të shfrytëzojë epërsinë dhe përfundoi i treti para Fernando Alonsos në Ferrari. Ngasësi tjetër i Ferrarit, Felipe Massa ishte i katërti para Vitaly Petrovit nga Renault dhe Nico Hulkenbergut në Williams.
Pedro de la Rosa në Sauber mori pikët e tij të para këtë sezon në pozitën e shtatë, para Jenson Buttonit në McLaren. Webber tani ka 161 pikë dhe përcillet nga Hamiltoni me 157.
Vettel është i treti me 151, ndërsa kampioni aktual i botës, Jenson Button në McLaren ka 147. Në njërën prej betejave më të ngushta për titull në vitet e fundit, Alonso ka 141 pikë.
Hamilton u ndal në xhiron e 24-t duke u ankuar se diçka nuk ishte në rregull me bolidin.
Para fillimit të garës, McLaren ishte brengosur rreth frenave të bolidit, por tërheqja e tij dukej se kishte të bëjë me një problem tjetër.
Webber festoi fitoren e tij të katërt këtë sezon dhe bëri gjithçka mirë në rrugë drejt cakut. Ai përfitoi mjaft nga qëndrimi në pistë kur bolidi i sigurisë kishte hyrë në xhirot 15-të dhe 70-të.
Shpresat e tij për fitore morën përkrahje të madhe kur kujdestarët e dënuan Vettelin me kalim në boks, që e la atë prapa dy herë kampionin e botës, Alonso. Derisa Vettel u kthye në bokse duke shtrënguar grushtet në zemërim për vendimin e zyrtarëve, Webber krijoi epërsi të mjaftueshme për t’u ndalur në boks dhe të kthehet përsëri në pistë në pozitën e parë.
Button bëri një start të dobët dhe ishte i 14-i, derisa nuk hyri vetura e sigurisë, ndërsa kaosi në bokse i mundësoi që të arrijë të përfundojë brenda pikëve.
Britaniku i cili ishte ndalur në boks para hyrjes së veturës së sigurisë, përfundoi i teti, një xhiro prapa fituesit Webber. Shtatë herë kampioni i botës, Michael Schumacher në Mercedes përsëri kaloi një garë dëshpëruese, duke përfunduar në pozitën e 11-të.
Rezultatet e garës:
1 Mark Webber 1:41:05.571
2 Fernando Alonso +00:17.821 sek.
3 Sebastian Vettel +00:19.252
4 Felipe Massa +00:27.474
5 Vitaly Petrov +01:13.192
6 Nico Hulkenberg +01:16.723
7 Pedro de la Rosa + 1 xhiro
8 Jenson Button + 1 xhiro
Renditja e përgjithshme:
1 Mark Webber 161 pikë
2 Lewis Hamilton 157
3 Sebastian Vettel 151
4 Jenson Button 147
5 Fernando Alonso 141
6 Felipe Massa 97
7 Nico Rosberg 94
8 Robert Kubica 89