E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretenca: Burg përjetë Lavdërim Tufës për vrasjen e Mirit të Xhikes

Share

Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Lavdërim Tufën, i cili akuzohet për një nga vrasjet më të bujshme në Tiranë. Tufa akuzohet për vrasjen e Fatmir Ramës, ose i njohur ndryshe me emrin Miri i Xhikes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2003.

Tufa në fakt ka qenë pranë pafajësisë dhe ndoshta mund ta marrë atë, për shkak se gjatë një ekspertize të ADN-së të gjakut të gjentur në një kapuç në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se nuk është i tij. Pavarësisht kësaj, prokuroria thotë se ai është fajtor dhe kërkon burgim të përjetshëm për Tufën. Tashmë pritet vendimi i gjykatës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›