Pretenca Gerdeci shtyhet seanca. Shkak mungesa e avokateve

Prokuroria nuk ka mundur sot të shqiptojë pretencën për të akuzuarit e Gërdecit, pasi ashtu siç ka ndodhur shpesh, procesi është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës. 11 avokatë nuk janë paraqitur përpara gjykates, ndersa prokuroret do të vijonin të argumentonin dënimin që do të kërkonin për të akuzuarit e tragjedisë të 15 marsit 2008.
Nje dite me pare, prokuroret lexuan vetem 136 nga 500 fletet e pretences, ndersa gjykata vendosi sot qe seanca e radhes te vijojë me 20 Tetor. Katër të pandehurit kryesorë te procesit “Gerdeci”, Delijorgji, Pinari, Minxholli e Ngjeci, akuzohen per vrasje në rrethana cilësuese ne bashkepunim dhe për shkaterrim të prones private dhe shteterore me eksploziv.