Barrikadat ne veri te Kosoves skadon afati i KFOR

Afati i caktuar nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it për largimin e barrikadave në veri të Kosovës ka skaduar në mesnatë. Por deri tani situata në veri mbetet e pandryshueshme. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha se situata e sigurisë është e qetë, por sipas tij në disa bllokada rrugore ka qytetarë serbë të cilët po qëndrojnë pranë barrikadave.
“Barrikadat vazhdojnë të qëndrojë në rrugë. I vetmi ndryshim është që pranë këtyre barrikadave, në veçanti në barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe në barrikadën në fshatin Zupq të komunës së Zubin Potokut, kanë tubuar qindra persona të të gjitha kategorive, përfshirë këtu edhe fëmijë e gra të moshave të ndryshme”- tha Hoti.
Përfaqësuesit e serbëve të veriut kanë kërkuar që KFOR-i të presë deri të mërkurën, kur serbët do të mblidhen në asamblenë e komunave serbe të Kosovës, për të diskutuar veprimet e mëtejshme. Ndërkohë, forcat paqeruajtëse të KFOR-it nuk kanë dhënë hollësi për planet e mundshme të ditës së sotme.