Shkembimi i te burgosurve Gilad Shalit kthehet ne shtepi

Gilad Shalit është kthyer në atdhe. Ndërsa Izraeli çeli dyert e burgjeve për të lënë të lirë të 1000 të burgosurit, Hamas u dorëzoi autoriteteve negociatore egjiptiane ushtarin e drojtur, simbol të konfliktit izraelito- palestinez. Falë dorëzimit të tij pas 5 vjetësh fitojnë lirinë dhe 27 gra emrat e të cilave janë në listën e 1027 të burgosurve. Të burgosurat u lanë të lira në momentin kur Shalit shkeli në Sinai e u takua me negociatorët e kryqit të kuq.
Natën autobusët e parë me të burgosur palestinezë u larguan nga burgjet izraelite. Sot numri i arabëve të liruar shkon në 447 ndërsa pjesa tjetër do të lihet e lirë përgjatë dy muajve në vijim.
Ngjarjet u zhvilluan me mjaft kujdes sipas një itinerari të detajuar dhe mjaft delikat. 25- vjeçari u çua në pikëkalimin e Rafahut e iu dorëzua autoriteteve të Egjiptit në prezencën e përfaqësueve izraelitë të ministrisë së Mbrojtjes të cilët identifikuan Shalit dhe deklaruan se është në gjendje të mirë shëndetsore .
Televizioni egjiptian transmetoi pamjet e para të djaloshit që prej videos së lëshuar nga hamasi më 2009. Me të sipas hamasit janë dhe palestinezë të cilët do të largohen vetëm kur dhe të burgosurit palestinezë të kalojnë kufirin e shtetit hebre.
Eshtë e rrallë që si Izraeli dhe territoret e pushtuara palestineze të festojnë në të njëjtën ditë. Por kësaj here të dyja palet ndjehen të shpaguara. Shalit përshkruhet si djali i Izraelit ne një vend ku çdo familje i dërgon djemtë të kryejnë shërbimin ushtarake ndërsa në territoret palestineze të burgosurit janë heronjtë simbol të rezistencës ndaj pushtimit izraelit.
Megjithatë kur entuziazmi i ditës së sotme të mbarojë analistët thonë se problemi do të mbetet se shkëmbim i të burgosurve duket se ka thelluar dhe më ndasitë ndërmjet autoritetit palestinez dhe Hamasit radikal ndërsa e bën dhe më të pamundur arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin ku negociator është Mahmud Abaz.