Pretenca e Prokurorisë, 16 vjet për Romeo Lekën
16 vjet burg dhe 2.1 miljon lekë. Kjo është masa e kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për 26 vjeçarin Romeo Leka, i arrestuar në Tiranë, si autor i grabitjes së një banke dhe pengmarrjes së një vajze.
Duke iu referuar Policisë së Shtetit, shtetasi Romeo Leka, ka pasur preçedentë të mëparshëm penal sidomos në Amerikë, ku ka jetuar prej disa vitesh si emigrant.
Ai ka qenë i arrestuar për “trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”, “vjedhje me armë”, "vjedhje banke” si dhe “posedim të armëve të zjarrit”.
Ndaj Romeo Lekës rëndojnë akuzat e grabitjes me armë, armëbajtje pa leje, pengmarrje dhe heqje lirie e personit.