E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohen dy makina të vjedhura

Policia lokale bëri të ditur sot se dy shtetas posedues të automjeteve po procedohen në gjendje të lirë.

Nga aksioni janë sekuestruar autovetura tip Benz me targë TR 29 54 L, e cila pas verifikimeve të kryera, rezultonte e vjedhur në vendin fqinj që në prill të vitit 2002, ndërsa automjeti tip AUDI A4 me targa CA 263 ZL, i cili rezulton të jetë vjedhur 9 muaj më parë po në Itali.

Procedimi penal në gjendje të lirë për drejtuesit e autoveturave, 46-vjeçarin F. K. dhe 26-vjeçarin S. Ll. do të sqarojë rrethanat e trafikimit të këtyre mjeteve si dhe falsifikimin e dokumenteve përkatëse pranë organeve doganore e kufitare në të dy vendet./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-08 13:10
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›