Policia e Tiranës: Masat organizative, gjatë ndeshjes Shqipëri-Slloveni

Policia e Tiranes,ne nje njoftim per mediat ben publike te gjitha masat e marra persa i takon ndeshjes miqesore Shqipëri - Slloveni. Per kete, Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.
Ja se kush jane masat e ndermarra:
“Do të ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve përreth stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa" duke filluar nga ora 13.00 të ditës së nesërme deri në orën 23.00. Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve duke filluar nga ora 15.00 të ditës së nesërme deri në përfundim të aktivitetit sportiv ne Sheshin "Italia" dhe sheshin"Nënë Tereza".
Po ashtu, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugët që të dërgojnë në stadium ashtu dhe përreth tij, si: rrugën "Lek Dukagjini", "Dervish Hima", "Asim Zeneli" dhe "Perlat Rexhepi" nga ora 15.00 deri në oren 23.00.
Ndërkohë, gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara si: mjete e sende të forta, fishekzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj”.
Policia e Tiranës, i ben thirrje sportdashësve dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.