Nis në Tiranë takimi i vendeve anëtare të Detit të Zi

Në këtë aktivitet do të diskutojnë aktorë të ndryshëm dhe agjenci shtetërore qendrore e lokale, kompani private, banka tregtare, banka zhvillimi, shoqëri civile, etj dhe ku do të ketë edhe seanca pyetje e përgjigje si dhe takime dypalëshe me organizma përfaqësues te komunitetit te biznesit si dhomat e tregtisë, shoqata e ndërtuesve, shoqata e bankave, zyra te bankave te zhvillimit këtu në Tiranë. Banka e Detit të Zi është themeluar në vitin 1999 dhe ka selinë në Selanik, Greqi.
Ajo është krijuar si rezultat i punës e përpjekjeve për bashkëpunimin ekonomik të këtij rajoni, vendet e Detit të Zi, që janë: Rusia, Turqia, Greqia, Ukraina, Georgjia, Azerbaijani, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Armenia dhe Moldavia. Këto 11 vende/shtete janë aksionerë në këtë bankë zhvillimi dhe Shqipëria zotëron 2 % të aksioneve në këtë bankë.
Banka ka si qellim nxitjen dhe mbështetjen e tregtisë, e bashkëpunimit midis vendeve të këtij rajoni dhe për të mbështetur kompanitë private e publike, si dhe projekte të Qeverisë qendrore e atyre lokale në fusha të ndryshme; si infrastruktura, industria, ndërtimi, përpunimi industrial e ai bujqësor, turizmi, tregtia, etj.
Në Shqipëri kjo bankë ka financuar projekte të rëndësishme sidomos këto 2-3 vitet e fundit; psh kompaninë Kurum, Albtelekom, Spitali Hygeia, etj me një portofol të nënshkruar mbi 80 milion euro./Start/
2011-02-08 10:23