E Diel, 1 Nëntor 2026

Pretenca ne Gjykaten e Tiranes Tre muaj burg per Rezart Tacin

Tirane 24 Nentor 2010 NOA Rid Bulku - Prokuroria e Tiranes ka kerkuar sot shpalljen fajtor dhe denimin me nga 3 muaj burgim biznesmenin Rezart Taci si dhe dy truprojat e tij Irgen Selfo dhe Bledar Lilo.

Prokurori i ceshtjes Gjergji Tako gjate konkluzioneve te tij i beri me dije trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Petrit omo se tre te pandehurit jane fajtor per vepren penale te goditjes per shkak te detyres ndaj gazetarit Mero Baze.

Ne seancen e radhes pritet qe mbrojtesit te japin konkluzionet e saj perfundimtare ndersa gjykata te jape vendimin perfundimtar.

Ngjarja per te cilen akuzohet presidenti i kompanise Taci Oil ka ndodhur me 2 nentor te vitit te kaluar.

Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria e Tiranes pas nje debati me gazetarin Mero Baze tre agresoret e sulmuan ate te fundit duke e goditur me sende te forta.

Ngjarja sipas akuzes ka ndodhur rreth ores 2310 minuta ne kohen qe Baze kishte vetem 15 minuta qe kishte mberritur dhe po priste ushqimin e porositur ndaj tij kane ardhur nje sere sharjesh dhe ofendime nga biznesmeni Rezart Taci.

Ky i fundit ishte drejtuar drejt tavolines ku ishin gazetaret Andi Bushati Arben Hasani dhe Mero Baze per te sqaruar ofendimet e ndersjella mes tyre.

Nderkohe ndaj gazetarit Baze jane versulur me gjithe forcen e tyre dy shoqeruesit e biznesmenit Taci duke e qelluar me grushte per te cilat ka marre edhe mjekimet e nevojshme.

Me vone kane nderhyre Andi Bushati dhe Arben Hasani por pa mundur ta neutralizojne sulmin.

Pas ketij momenti te pandehurit Rezart Taci se bashku me te pandehurit Irgen Selfo dhe Bledar Lilo jane larguar.

r.b/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›