E Diel, 1 Nëntor 2026

Serish perleshje ne gjimnaz plagoset nxenesi

Nje nxenes i gjimnazit Eqerem abej u sulmua nga dy persona me thike ndersa u godit kater here


Perleshja pasi i demtuari ishte lidhur me ish- te dashuren e autorit. Dy te arrestuar


TIRANE- Tjeter perleshje e dhunshme mes nxenesve ne gjimnazet e Tiranes ndodhi dje ne mesdite ndersa Dhimiter Kushgjini 16 vjec banues ne rrugen Shyqyri Ishmi ne Allias nxenes i shkolles se mesme Eqerem abej mbeti i plagosur rende pasi mori kater goditje me thike ne bark.


Policia ndaloi per ngjarjen dy nxenes te tjere te shkolles se mesme perkatesisht Alket Hiden dhe Juxhin Hashimen te dy adoleshente 16- vjecare. Shkak per ngjarjen sipas burimeve te policise mendohet te kete sherbyer nje konflikt per motive femrash.


Bazuar ne deshmite e nxenesve te ndryshem por edhe te vete paleve te perfshira ne konflikt policia dyshon se konflikti mund te kete lindur pasi i demtuari Dhimiter Kushgjini ishte lidhur pak kohe me pare me nje femer qe me pare kishte qene e lidhur me te dyshuarin kryesor te konfliktit Alket Hiden.


Konflikti


Dje ne mesdite ne rrugen e Dibres jo shume larg shkolles se mesme Eqerem abej dy grupe nxenesish te kesaj shkolle u perplasen mes tyre pas nje incidenti qe nisi mes Alket Hides dhe Dhimiter Kushgjinit te dy nxenes te vitit te dyte te shkolles. Pas debateve te para me fjale dhe me gjeste agresive ndaj njeri- tjetrit dy adoleshentet nisen te grinden mes tyre.


Sipas burimeve te policise Hashima i eshte afruar bashkemoshatarit te tij duke i hedhur sprajt verbues ne sy. Me pas Alekt Hida i eshte afruar atij duke e goditur kater here me thike ne trup.


Nderkaq ne kete kohe prane vendit te ngjarjes jane afruar persona dhe nxenes te shkolles se mesme per te ndare grindjen. Ne kete kohe ka hyre edhe nje grua e cila ka tentuar te shuaje sherrin mes personave. I plagosuri eshte derguar ne spital dhe sipas burimeve te policise ndodhet ne gjendje te rende.


Ajo gjithashtu nuk i shpetoi dot agresionit dy personave te dyshuar per ngjarjen teksa edhe asaj personat i hodhen sprajt ne fytyre per te shmangur nderhyrjen e saj per te ndihmuar te demtuarin.


Pasi goditjes se te demtuarit Hida dhe Hashima u larguan nga vendi i ngjarjes menjehere pas krimit. Te dyshuarit u ndaluan pak kohe me pas nga patrullat e policise se komisariatit nr.4 qe ia vune ne dispozicion zyres se hetimit te vrasjeve.


Nga hetimi policia zbuloi se shkak per ngjarjen kishte sherbyer lidhja e Kushgjinit me ish- te dashuren e Alket Hides fakt qe e kishte bere xheloz kete te fundit. Kjo eshte ngjarja e dyte qe ndodh mes nxenesve te shkollave te mesme ne Tirane.


Nje dite me pare ne shkollen e mesme Sami Frasheri nxenesi Tigri Kovaci u plagos me sende te forta pas nje konflikti te nisur ne palestren e shkolles me disa nxenes te tjere qe me pas degjeneroi ne nje perleshje te vertete jashte deres se gjimnazit.


Nje vajze e cila ishte ndare nga ish- i dashuri i saj nxenes i Eqerem abejt dhe ishte lidhur me nje nxenes tjeter i te njejtes shkolle eshte shkaku i perplasjes se tre nxenesve qe perfundoi me plagosjen e njerit prej tyre.

Dy persona u ndaluan nga policia si te dyshuar per plagosjen me thike te bashkemoshatarit te tyre ngjarje e cila ndodhi dje ne mesdite ne shkollen e mesme Eqerem abej ne Tirane pas nje grindjeje fare prane shkolles.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›