E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster tri komuna pa energji elektrike

GJIROKASTR- Moti i keq ka shenuar serish probleme ne qarkun e Gjirokastres. Per me shume se 24 ore tri komuna ne rrethin e Tepelenes kane qene pa energji elektrike nderkohe qe nuk jane bere te njohura arsyet e kesaj problematike. Ne aksin kombetar Gjirokaster- Tepelene ne kilometrin 18 ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze ka pasur shkarje dherash por qarkullimi i automjeteve nuk eshte bllokuar.


Burime nga Drejtoria Rajonale e Rrugeve Kombetare kane bere te ditur se dy automjete jane ne gatishmeri 24 ore per pastrimin e dherave qe bien ne rruge. Probleme ka pasur edhe ne rrugen Kelcyre- Permet ne afersi te fshatit Kuqal po per shkak te rreshqitjes se dherave. Gjate gjithe dites eshte punuar per pastrimin e tyre.


Ne disa raste era e forte ka shkaktuar edhe rrezimin e pemeve kryesisht ne lagjet e siperme te qytetit te Gjirokastres. Nderkohe moti i keq eshte shoqeruar edhe me rritjen e numrit te personave qe shfaqin probleme shendetesore te lidhura kryesisht me virozat e stines.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›