E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alizoti Rrezikojme katastrofe permbytjesh

DURRS - Situata e rende e permbytjeve ne qytetin e Durresit ka nxjerre mangesi ne furnizimin me energji elektrike. Prefekti Genc Alizoti ka dhene alarmin per mungesen e furnizimit ndaj hidrovoreve dhe institucioneve te vecanta.


Nje dite me pare nuk kane funksionuar per nje periudhe kohe hidrovori i Hamallajt si dhe eshte permbytur stacioni i pompimit ne plazh i cili eshte nje nga me kryesoret ne evadimin e ujerave te mbledhura ne kete zone. Nderkohe banoret thone se ne plazh zona e pas hekurudhes jane ne uje rreth 500 banesa.


Ne Shijak ujerat e Erzenit kane rrezikuar rreth 20 banesa dhe sot ndodhen ende te permbytura 6 prej tyre. Permbytje ka pasur edhe ne Vadardhe te Sukthit. Harta e permbytjeve shtrihet deri ne Fushe-Kruje.


Ne nje komunikim me shtypin Prefekti Alizoti konfirmoi kete mungese duke deklaruar se CEZ nuk eshte i gatshem qe te perballoje defektet. Ne takimin e oraganizuar ne Prefekturen e Durresit ne mbremje ka mberritur edhe zv.kryeministri Ilir Meta si dhe kryetari i Bordit te Drejtoreve te CEZ Josif Hejsek.

Ne raportin e mbajtur Alizoti evidentoi mungesat te cilat nese situata me shira vazhdon mund ta cojne Durresin ne nje katastrofe permbytjesh. Alizoti tha se si rezultat i ketyre mungesave kanali i ujerave te larta ne Durres ka dale jashte funksionit. Nje pjese e stacioneve te pompimit nuk kane funksionuar dhe pa energji elektrike kane mbetur edhe Spitali dhe Drejtoria e Policise.


Ai permendi rreth 6 Bashki dhe Komuna te mbetura gjate situates se renduar te kohes pa energji elektrike. Hejsek u justifikua me faktin se Durresi ka zhvillim te madh dhe se rrjeti elektrik nuk eshte zhvilluar me te njejtin ritem. Nderkohe ministri i Energjitikes tha se po punohet per modernizim te sistemit por duhet vullnet i perbashket per te gjitha problemet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›